75 Mall Live Search
09:52 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / G T

Milani s’po e pranon ofertën e Chelseat, por portieri Maignan dëshiron largimin

Skuadra e Chelseat është interesuar seriozisht për portierin e Kombëtares së Francës, Mike Maignanin.

Blutë e Londrës dje dërguan një ofertë prej 10 milionë eurosh te skuadra e Milanit për portierin francez, por që u refuzua, shkruan Indeksonline

Sipas L’Equipe, Mike dëshiron të largohet nga skuadra “kuqezi” dhe t’i bashkohet Chelseat.

Por, tani mbetet vetëm marrëveshja mes klubeve, që duket se do jetë vështirë për shkak të shumës së ofruar nga ekipi anglez./Indeksonline/