75 Mall Live Search
11:14 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / FR

Haziri: Nuk jemi mekanizëm votash, LDK do të votojë sipas besimit

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar me vendosmëri se partia e tij nuk do të votojë kandidaten e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, pavarësisht votimit të fshehtë.

Ai theksoi se LDK nuk është një “mekanizëm vote” që të sillet sipas urdhërave, por vepron sipas besimit dhe dëshirës së popullit.

“Ne nuk jemi mekanizëm vote, që me ardhë me votu këtu kush të thotë çka të donë,” tha Haziri.

Ai shtoi se roli i tyre është të avancojnë republikën, jo të përfshihen në trafikun e votave apo shantazhe politike.

Haziri përmendi edhe thënien popullore “fol e mbushma mendjen!”, duke nënkuptuar se bindja nuk është arritur ende dhe vota e LDK-së do të jetë e pavarur dhe e bazuar në besim.