Aksident në “Bregun e Diellit”, një veturë godet një motoçikletë (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë ka goditur një motoçikletë.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Ndërsa policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/

