75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / Gj. Sh

Mërgim Vojvoda: Është detyra jonë që gjithmonë të vijmë e të luajmë për Kombëtaren

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda, kanë folur sot para gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore ndaj Armenisë.

Futbollisti i Comos, Mërgim Vojvoda para gazetarëve tha se e kanë detyrë që të vijnë të luajnë për Kombëtaren gjithmonë që marrin ftesë, shkruan IndeksOnline.

“Është detyra jonë që gjithmonë të vijmë e të luajmë për Kombëtaren. Të gjithë lojtarët kanë arsyet e tyre për mungesat. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe duhet të fitojmë, për të vazhduar me pozitivitet. Ndeshjet miqësore na shërbejnë edhe për futbollistët e rinj, që të ambientohen, të krijojmë një grup të fortë dhe të rrisim konkurrencën në ekip. Nga shtatori do të fillojmë ciklin e ri kualifikues. Shpresojmë që të na prijë fati, edhe pse kemi kundërshtarë të fortë në grup. Dy ndeshjet e para janë ndaj Zvicrës dhe Suedisë, shpresoj të marrim pikë. Besoj se kemi treguar lojë të mirë në të kaluarën dhe shpresoj të na prijë fati e të fitojmë”, tha Vojvoda.

Ndeshja Kosovë – Armeni zhvillohet të premten, më 6 qershor, nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/