75 Mall Live Search
15:10 / E Premte, 06 Qershor 2025 / FR

Irani dënon Izraelin për sulmet në Bejrut

Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar sulmet e fundit ajrore të Izraelit në Liban si “një akt të hapur agresioni kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Libanit”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, i bëri këto komente në përgjigje të sulmeve ajrore që goditën periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh , dhe disa zona në Libanin Jugor vonë të enjten.

Izraeli pretendon se sulmet kishin në shënjestër vendet e prodhimit dhe magazinimit të dronëve të Hezbollahut. Hezbollahu nuk ka komentuar mbi këto pretendime.