75 Mall Live Search
08:51 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / Gj. Sh

Sylvinho në dyshime për ndeshjen me Serbinë, ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë sonte

Stadiumi ”Arena Kombëtare” në Tiranë, sonte do të jetë nikoqir i ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2026, mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Kuqezinjtë kanë tre pikë të grumbulluara për dy ndeshje, ndërsa kombëtarja serbe nuk ka luajtur asnje ndeshje deri më tani në këto eliminatore, shkruan IndeksOnline.

Shqipëria dje ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ku trajneri Sylvinho ka ende disa dyshime për formacionin startues.

Thomas Strakosha do të jetë ai i cili do të mbrojë portën e Shqipërisë në këtë ndeshje.

Në mbrojtje, Gjimshiti, Mitaj dhe Balliu pritet të jenë emrat që e nisin nga minuta e parë, ndërsa një balotazh interesant zhvillohet për vendin e fundit mes Ismajlit, Ajetit dhe Kumbullës.

Dilema ka edhe në mesfushë, me Ramadanin e Asllanin që pritet të startojnë nga minuta e parë, kurse Nedim Bajrami pritet të fitojë balotazhin ndaj Qazim Laçit.

Në sulm, Arbër Hoxha e Jasir Asani do të jenë në krah, derisa Armando Broja pritet të nis nga fillimi, para Rey Manaj i cili nuk duket në 100% të formës së tij fizike./IndeksOnline/