Djali i Ancelottit i bashkohet stafit të Brazilit

Davide Ancelotti u lidh të marrë drejtimin e disa skuadrave pas largimit nga Real Madridi.
Mirëpo ai mori vendimin që të vazhdojë përsëri punën e asistentit dhe tani i është ribashkuar babait të tij, Carlo Ancelottit te Brazili.
Davide gjatë 4 viteve te Real Madridi, njihej për motivimin e lojtarëve madrilenë dhe shumëherë e cilësojnë Daviden si një nga meritorët për suksesin e Real Madridit.
Kujtojmë se Ancelotti, e nisi aventurën te Brazili me barazim ndaj Ekuadorit 0-0./IndeksOnline/