75 Mall Live Search
09:10 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / Gj. Sh

Ndeshja Shqipëri – Serbi, kë favorizojnë bastet?

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të përballet me Serbinë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Arena Kombëtare” në Tiranë, dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, shkruan IndeksOnline.

Kuqezinjtë kanë një fitore dhe një humbje këtë edicion të kualifikuesve për Kampionatin Botëror, derisa për kombëtaren serbe kjo është ndeshja e parë.

Kompanitë e basteve e favorizojnë Serbinë, ku kuota për fitoren e tyre është 2.20 euro, për fitoren e Shqipërisë 3.75 euro, ndërsa që ndeshja të përfundoj me barazim, koutohet me 3.00 euro.

Aktualisht, Anglia është lidere e Grupit K, me 6 pikë, e ndjekur nga Shqipëria e Letonia me nga 3 pikë, ndërsa Serbia e Andora janë pa asnjë pikë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të nis nga ora 20:45./IndeksOnline/