75 Mall Live Search
15:59 / E Diele, 08 Qershor 2025 / Burim

63 vjeçari vdiq pasi ju përkeqësua gjendja në vendin e punës, policia nis hetimet

Një person ka vdekur të dielën në Gjakovë, pasi nuk ishte ndjerë mirë në vendin e punës dhe i njëjti kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në emergjencë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se 63 vjeçari është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Elezaj ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

“Një mashkull i lindur në vitin 1962 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij. Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën “Wesley Clark”, rreth orës 08:45. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor. Hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka thënë për IndeksOnline Elezaj. /IndeksOnline/