75 Mall Live Search
07:46 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Z S

Ish-polici i Kosovës që u ndalua nga Serbia del sot para gjykatës

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizhë.

Kjo u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Zyrtarja për komunikim, Qëndresa Fazliu, tha se ish-polici Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria drejt Kosovës, në kohën kur u ndalua nga autoritetet serbe.

Sipas MPJD-së, Spahiu pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake sot, në orën 09:00, në Gjykatën Komunale të Kikindës.

Derisa për ndalimin e ish-policit ka njoftuar dje avokati Arianit Koci, i cili ka deklaruar se ka marrë përsipër mbrojtjen e tij./Indeksonline/