Xabi Alonso mban stërvitjen e tij të parë si trajner i Realit

Xabi Alonso nis edhe zyrtarisht punën si trajner i Real Madridit.
Spanjolli ka mbajtur stërvitjen e tij të parë me “Los Blancos”, në qendrën stërvitore të klubit, në Valdebebas.
Ata po zhvillojnë përgaditjet e tyre para se të udhëtojnë drejt SHBA-së, ku do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve.
Reali, do ta nisë rrugëtimin në këtë garë, më 18 qershor, ku do të zhvillojnë ndeshjen ndaj Al-Hilalit./IndeksOnline/