NPB dhuron 100 bileta falas për ndeshjen e yjeve, ja kriteri që duhet të plotësoni

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, Ndërmarrja Publike Banesore, ka siguruar 100 bileta për ndeshjen e yjeve, organizim ky me karakter humanitar.
Biletat do t’u dhurohen 100 klientëve të parë që kryejnë pagesën e mirembajtjes apo obligimeve mujore ndaj ndërmarrjes në periudhën: 09.06.2025 – 11.06.2025.
Ky është një gjest falënderimi për klientët tanë më të përkushtuar dhe njëkohësisht një kontribut i përbashkët për qëllime bamirësie.Faleminderit që jeni pjesë aktive e komunitetit tonë!
Me respekt,Ndërmarrja Publike Banesore./IndeksOnline/