75 Mall Live Search
20:18 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Burim

Veturat e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit parkojnë para zyrave të PDK-së!

Në orët e para të ditës së hënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti është parë duke i shkuar në takim kandidatit për kryeministër të PDK-së Bedri Hamza, i cili është edhe kryetar i Komunës së Mitrovicës.

Takimi erdhi pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton IndeksOnline.

E gjatë mbrëmjes veturat e kryeministrit në detyrë Kurti janë parë të parkuara para objektit të PDK-së.

IndeksOnline ka siguruar pamje të veturave dhe truprojave të Kurtit afër këtij objekti.

Nuk dihet nëse Kurti ka hyrë në objektin e PDK-së, apo është duke vizituar ndonjë dyqan aty pranë.

Më herët zyra e kryeministrit ka lëshuar një deklaratë ku ka njoftuar se në takimin Kurti – Hamza është diskutuar rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal.

Nga ana tjetër, në PDK nuk ka dal me asnjë njoftim për të treguar se cili ishte qëllimi i takimit Kurti – Hamza dhe çfarë u bisedua aty. /IndeksOnline/