75 Mall Live Search
20:53 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Burim

Zafir Berisha largohet nga Nisma Socialdemokrate

Ish-deputeti Zafir Berisha, ka njoftuar se është larguar nga NISMA Socialdemokrate.

Njoftimin e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Berisha ka bërë të ditur se aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë me Bashkimin Demokratik, subjektin që e pati themeluar kohë më pare.

“Nga sot, aktivitetin tim politik së bashku me bashkëpuntorë do ta rikthej në BASHKIMIN DEMOKRATIK në Prizren, ndërsa Nisma-s i dëshiroj suksese!”, ka shkruar Berisha.

Derisa nuk dihet arsyeja që ka çuar Zafën deri tek ky vendim. /IndeksOnline/