Ranieri refuzon mundësinë për t’u bërë trajner i Italisë

Kombëtarja e Italisë ka mbetur pa trajner që nga shkarkimi i Luciano Spalletit.
Ai u la i lirë pas humbjes 3-0 nga Norvegjia, ku i cili njoftoi këtë gjë gjatë një konference shtypi.
Dhe Federata Italiane e Futbollit(FIGC), hodhi sytë te trajneri i deritanishëm i Romës, Claudio Ranieri.
Mirëpo italiani vendosi të refuzonte këtë ofertë, për të qëndruar në rolin e tij si pjesë e menaxhmentit të skuadrës nga kryeqyteti italian.
“Është një nder i madh për mua që e marr këtë propozim, por vendosa të vazhdoj me rolin tim te Roma si pjesë e menaxhmentit”, thotë Ranieri.
Ranieri ishte trajner i Romës këtë sezon, pas rikthimit nga pensionimi dhe arriti ta kualifikonte atë për në Ligën e Evropës, duke përfunduar në vendin e 5-të në Serie A./IndeksOnline/