75 Mall Live Search
11:24 / E Martë, 10 Qershor 2025 / L A

Zubimendi tek Arsenali punë e kryer, zyrtarizimi brenda këtyre javëve

Martin Zubimendi do të bëjë hapin e madh në karrierë.

Ai ka vendosur të vazhdojë karrierën në Premierligë, te skuadra e Arsenalit.

Pavarësisht raportimeve për një interesim të Real Madridit, Arsenali mbetet në kontroll total të situatës me Zubimendin që i bashkohet së shpejti.

Mesfushori do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën në javët e ardhshme, me Arsenalin që do të paguajë rreth 65 milionë euro për shërbimet e tij.

Zubimendi, këtë sezon ka bërë 48 paraqitje me Real Sociedadin ku shënoi 2 gola dhe 2 asiste./IndeksOnline/