75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 10 Qershor 2025 / Z S

Komuna po e rrënon objektin te ‘’Kafet e Vogla’’, flet bizismeni: Kam investuar 1 milion euro!

Është shembur një objekt afër “Kafeve të Vogla” në Prishtinë para pak minutash.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet se në vend të ngjarjes janë parë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

E lidhur me këtë për Indeksonlinen ka folur edhe pronari i këtij objekti, Fatmir Popova.

Sipas Popovës, lokali është blerë në privatizim në vitin 2023 dhe se kanë bërë kërkesë për leje për renovim, por që ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Lokali është blerë në privatizim në  vitin 2023,  kemi bërë kërkesë për leje për renovim, kemi pritur 1 vit, nuk na kanë lëshuar lejën’’ është shprehur ai.

Më tej pronari i objektit thotë se përkundër që nuk kanë marrë leje ai ka nisur të ndërtojë objektin.

‘’E kemi ndërtuar objektin në pasi nuk kanë lëshuar leje. S’na kanë leshur leje, heshtjen e kemi marrë si aprovim e sot këta pa e respektuar kërkesën e legazimit e as ankesën në ministri po ma rrënojnë objektin’’ u shpreh më tutje ai.

Shteti lejen nuk ta lëshon, kemi investuar 1 milion euro dhe tash e rrënon, ka shtuar në fund ai./Indeksonline/