75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 10 Qershor 2025 / L A

Atletico Madridi e dëshiron me çdo kusht transferimin e Theo Hernandez

Atletico Madrid po tregon interes serioz për mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez, raporton AS.

Klubi spanjoll ka ofruar 15 milionë euro për francezin 27-vjeçar. Atletico Madrid beson se ky është një çmim i drejtë, pasi lojtari mund të largohet pas një viti si agjent i lirë.

Hernandez, kishte qenë edhe më parë pjesë e Atleticos, ku ishte lojtar i akademisë së “Los Colchoneros”.

Milani dhe Al Hilal kishin rënë dakord më parë për transferimin e mbrojtësit. Marrëveshja do të vlente 30 milionë euro, por Hernandez refuzoi të transferohej te klubi saudit.

Francezi luajti 49 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë gjashtë asiste. Kontrata e mbrojtësit me Milanin është e vlefshme deri më 30 qershor 2026.