Zbulohen parcela me 1.800 rrënjë kanabis në Bulqizë

Policia e Bulqizës, si rezultat i kontrolleve në malin e fshatit Okshtun evidentoi një parcelë me rreth 1.800 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në vijim të operacionit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A.Z., 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë, bashkëpunëtor me të arrestuarin, raporton A2CNN-i.
Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale./Indeksonline/