75 Mall Live Search
22:37 / E Martë, 10 Qershor 2025 / MSH

Prishtina 01, kampione e Kosovës në futsal

Prishtina 01 është shpallur kampione e Superligës së Kosovës në futsal.

Ekipi nga kryeqyteti mposhti Drenasin, me rezultat të përgjithshëm 4-3, shkruan IndeksOnline.

Fundi i ndeshjes u shoqërua me tensione dhe lëndim të disa të pranishmëve.

Me titullin e fituar sonte, Prishtina 01 bëhet ekipi i parë në kampionatin e futsalit që e fiton titullin për tri vjet radhazi.