E 3(dhjeta) e vërteta!?

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen për të 30-tën herë, për të tentuar konstituimin.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 11:00, raporton IndeksOnline.
Tash e sa kohë, konstituimi është bllokuar në pikën e propozimit të anëtarëve të komisionit për votim të fshehtë.
Kryeneçësia po rrotullohet në kuvend, me deputetët e partive që refuzojnë të propozojnë emra për komision, dhe LVV-ja që refuzon të ndërrojë emrin e kandidatit/es për kryeparlamentar/e./IndeksOnline/