75 Mall Live Search
08:22 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / G T

Argjentina e Messit e relaksuar, barazon ndaj Kolumbisë

Kombëtarja e Argjentinës ka barazuar 1:1 ndaj Kolumbisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Luis Diaz ishte ai që shënoi gol i pari në këtë sfidë në minutën e 24-të, shkruan Indeksonline

Kampioni aktual i Botës mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi në minutën e 70-të, Enzo Fernandez bëri një ndërhyrje të ashpër dhe u largua nga loja.

Por, ekipi i Lionel Scalonit mori një pikë në këtë duel, fal golit të Almadas në minutën e 81-të.

Kujtojmë se Argjentina ka kohë që e ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, tani është duke luajtur vetëm për statistika./Indeksonline/