75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / L A

Sane nuk e vazhdon kontratën me Bayernin, pritet të largohet

Leroy Sane pritet të largohet nga Bayern Munichu.

Kjo vjen pasi që gjermani, vendosi të mos vazhdojë kontratën me klubin e tij edhe pse i dërguan një ofertë të improvizuar.

Për Sanen, ka pasur interesim nga Arsenali si edhe nga gjigantët nga Turqia, Fenerbahçe dhe Galatasaray, me këtë të fundit që insiston shumë për të.

Sane, këtë sezon me Bayernin bëri 45 paraqitje ku shënoi 13 gola dhe 6 asistime, ku arriti të fitonte Bundesligën./IndeksOnline/