Përleshje fizike në Fushë- Kosovë, katër persona dërgohen në mbajtje

Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e 10 qershorit 2025, rreth orës 10:30, në lagjen “Dardania” të Fushë-Kosovës, ku janë përfshirë katër persona.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas konfliktit fizik, të katër të dyshuarit – meshkuj kosovarë – kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Pas trajtimit dhe intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të rastit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të incidentit./IndeksOnline/