75 Mall Live Search
11:36 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / G T

Donis Avdijaj në kërkim të skuadrës së re, afër marrëveshja

Futbollisti kosovar, Donis Avdijaj është në kërkim të një skuadre të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Avdijaj e mbylli aventurën në skuadrën e Hartbergut në Bundesliga të Austrisë dhe tashmë është lojtar i lirë, shkruan Indeksonline

Indeksonline gjatë një bisede me lojtarin, mëson se është shumë pranë marrëveshjes me klubin e ri, por nuk e zbulon emrin për shkak se kanë mbetur edhe pak detaje deri në fund.

28-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga të Austrisë zhvilloi 29 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri tetë asiste.

Ai figuroi edhe në formacionin e sezonit në Bundesliga, falë paraqitjeve fantastike./Indkesonline/