75 Mall Live Search
12:08 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / k.v

Lushaku: LDK-ja nesër shpalos një plan qeverisës prej 15-pikash

Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu, tha se nesër LDK-ja do të shpalosë një plan prej 15-pikash, ku do të elaborohen pikat e këtij plani qeverisës.

“Kjo është një kosto tepër e lartë për qytetarët e Kosovës për funksionimin tonë si demokraci dhe që e cenon demokracinë tonë. Partia e parë nuk sheh ndonjë urgjencë, sepse ka qëllim final që të mos e lëshojë as ekzekutivin. Ata po arrijnë që të marrin vendime antikushtetuse dhe antiligjore. Sa i përket qeverisë gjithëpërfshirëse nesër LDK-ja do të shpalosë një plan prej 15-pikash, ku do të elaborohen pikat e këtij plani qeverisës”, tha Lushtaku.