Vetaksident trafiku në Suharekë: Vetura del nga rruga dhe përplaset me një mur betoni (Pamje)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të Shtëpisë së Kulturës në Suharekë.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur betoni.
Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin dhe hetimet paraprake.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta./IndeksOnline/
