Koalicioni VV – PDK është i nevojshëm për republikën

Zgjidhja e vetme e ngërçit të krijuar në Kuvendin e Kosovës është koalicioni qeverisës në mes të VV-së dhe PDK-së.
Me këtë krijohet edhe baza e ndërtimit të një pushteti cilësor dhe në raport me faktorët e jashtëm ndërtohet një qëndrim i kapshëm. Shndërrohet Kosova në vend kreativ.
Ky koalicion është i mirë edhe për ndërtimin e raporteve me shtetet fqinje.
Koalicioni i VV-së me PDK-në krijon edhe raporte shumë më cilësore me Tiranën zyrtare.
Edhe me Maqedoninë e Veriut dhe me Malin e Zi ndërtohen shumë më mirë raportet e fqinjësisë së mirë.
Koalicioni VV – PDK e forcon edhe pozitën e Kosovës në raport me Serbinë.
Me BE-në dhe me SHBA-në krijohet një nivel tjetër i marrëdhënieve ndërshtetërore.
Besohet se edhe çështjet e brendshme, si punësimi, shëndetësia, arsimi, gjendja sociale etj., do të trajtohen me më shumë kompetencë.
Priten zgjidhje pozitive.
Muhamet Kelmendi