Spektakel golash, show e gjithçka u pa në ”Ndeshjen e Yjeve”, e cila përfundoi me shifra marramendëse

Sot në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë u zhvillua një ndeshje miqësore për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, e cilësuar si ”Ndeshja e Yjeve”.
Yje të futbollit, muzikës, sportistë të ndryshëm, aktorë, politikan e gazetar ishin pjesëmarrës në këtë përballje, shkruan IndeksOnline.
Kjo ndeshje ngjalli interesim të madh të publikut, të cilat u kënaqen me atë çfarë panë në fushë.
Kjo ndeshje dhuroi show të paparë, ku u shënuan plot 12 gola,, e rezultati përfundimtar mes ekipës së Edon Zhegrovës dhe atij të Milot Rashicës, përfundoi me barazim 6-6./IndeksOnline/