Mastantuono kalon me sukses testet mjekësore te Real Madridi

Talenti argjentinas Franco Mastantuono ka përfunduar me sukses testet mjekësore si futbollisti më i ri i Real Madridit.
Ai do të firmosë kontratë deri në qershor të vitit 2031 dhe do t’i bashkohet skuadrës nga muaji gusht.
Para se të transferohet në Madrid, Mastantuono do të përfaqësojë River Platen në Kupën e Botës për Klube.
Pas kësaj… rrugëtimi i tij i madh vazhdon në “Santiago Bernabeu”, raporton gazetari Fabrizio Romano.