Gara për Gjilanin, Faton Bislimi i ofron mbështetje Arbër Ismajlit

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi i ka ofruar mbështetjen e tij Arbër Ismajlit si kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Bislimi përmes një postimi në facebook është shprehur se nuk ka dyshim për Ismajlin pasi që përkushtimi i tii e kapaciteti i tij për të realizuar atë që njëherë ka qenë edhe ëndërr imja–për ta bërë Gjilanin ashtu siç e meritojnë gjilanasit.
Ndërsa ka shtuar se Gjilani është nyja e zhvillimit ekonomik e demokratik, jo vetëm për Kosovën, por edhe për bashkëkombësit tonë në dyja anët e kufirit.
“Gjilani ka qenë dhe mbetet një vend i zemrës për mua — vendi i Agim Ramadanit, Idriz Seferit, mulla Idriz Gjilanit, e Xhavit Ahmetit, e plotë patriotëve të tjerë që dhanë më shumë se veten e tyre për kauzën tonë kombëtare.
Gjilani është nyja e zhvillimit ekonomik e demokratik, jo vetëm për Kosovën, por edhe për bashkëkombasit tonë në dyja anët e kufirit.
Vlerësoj se 12 tetori duhet të jetë festë e madhe për qytetin e demokracisë, dhe besoj fuqishëm që nën udhëheqjen e mikut tim Arbër R. Ismajli, ky vend do bëhet shembulli më i mirë i qeverisjes lokale në republikën tonë të re.
Arbërin e njoh për dekada të tëra dhe kemi punuar bashkërisht edhe në zyrën e kryetarit të Gjilanit për një kohë. Nuk kam dyshim as në përkushtimin e tii e as në kapacitetin e tij për të realizuar atë që njëherë ka qenë edhe ëndërr imja–për ta bërë Gjilanin ashtu siç e meritojnë gjilanasit.
Suksese miku im e të priftë e mbara në këtë garë, finishi i së cilës, besoj fort, do jetë një e kremte e madhe për të gjithë ne!”, ka shkruar Bislimi./IndeksOnline/