Klubet rumune të dashuruar pas futbollistëve të Kosovës, e duan edhe Dion Gallapenin

Dion Gallapeni, futbollisti i Kombëtares së Kosovës mund të jetë i ardhshmi që përfundon në elitën e futbollit rumun.
Siç raportohet, për Gallapenin është interesuar skuadra nga Rumania, Rapid Bucuresti, shkruan Indeksonline
Skuadra rumune madje ka ofruar plotë 500 mijë euro.
Gallapeni është lojtar i Prishtinës dhe tashmë edhe i Kombëtares së Kosovës. Ai luajti edhe në dy miqësoret e këtij muaji.
Kujtojmë që te Rapidi më parë kanë luajtur edhe lojtarët si: Albion Rrahmani, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi.
Kurse tani pjesë e këtij klubi është Drilon Hazrollaj, i cili kompletoi transferimin nga Malisheva gjatë afatit dimëror./Indeksonline/