75 Mall Live Search
17:56 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / H F

Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në Breg të Diellit

Një pjesë e qendrës tregtare në Bregun e Diellit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për IndeksOnline se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit dhe Policia të cilët po merren me rastin.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti për IndeksOnline.