75 Mall Live Search
11:06 / E Premte, 13 Qershor 2025 / S Z

Zemaj flet nëse i kanë numrat për formimin e qeverisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 31-n herë me radhë, po blidhen sot në përpjekje për të konstituuar kuvendin.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, tha se ajo çfarë është parë, nuk ka pasur ndonjë vullnet dhe nuk shihet që dikush tjetër dhe si i dytë mund të ketë një shumicë të konsoliduar, e cila do të mundësonte krijimin e kuvendit dhe qeverisë.

“Ne duhet të shohim këtë që po ndodh, ngërçin e  krijuar nga VV-ja për shkak të konstituimit të kuvendit. Tek atëherë kur të hapet mundësia të kalohet tek i dyti që mund t’i ketë 61 deputet atëhetë është temë tjetër. LDK-ja dhe për këtë çështje është përcaktuar. Ajo çfarë është parë nuk ka pasur ndonjë vullnet, nuk shihet që dikush tjetër dhe si i dytë mund të ketë një shumicë të konsoliduar e cila do të mundësonte krijimin e kuvendit dhe qeverisë“, tha Zemaj./ Indeksonline/