75 Mall Live Search
08:57 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aksident tek kryqëzimi i Shqipëri, raportohet për një person të vdekur

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë kryqëzimit të Laprakës, ndërsa thuhet se një preson ka humbur jetën.

Mësohet se automjeti me targa AA 475 OK ka përplasur një këmbësor, ndërsa thuhet se ky i fundit ka ndërruar jetë, por ende nuk dihet identiteti i tij.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit. Sakaq, drejtuesi i mjetit është ndaluar për të dhënë detaje rreth ngjarjes.