75 Mall Live Search
09:26 / E Shtunë, 14 Qershor 2025 / L A

Parada e Krenarisë rikthehet sot në zemër të Prishtinës, ja çfarë pritet

Sot në Prishtinë do të mbahet ecja e Paradës së Krenarisë, duke filluar nga ora 17:30.

Organizuesi i kësaj parade, “Prishtina Pride”, ka publikuar listën e aktiviteteve me të cilat tha se “do e përmbyllim edhe një tjetër vit të suksesshëm të organizimit të Javës së Krenarisë”.

Agjenda e publikuar:

Ora 17:30 – Mblidhemi në Sheshin Skënderbeu

Ora 18:30 – Ecja e Paradës së Krenarisë fillon

Ora 19:00 – Koncerti fillon te Biblioteka Kombëtare e Kosovës – parkingu.