75 Mall Live Search
13:00 / E Shtunë, 14 Qershor 2025 / A. M.

Ushtarë amerikan të KFOR-it realizojnë një stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarë të aviacionit amerikan, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, realizuan një futje ajrore të trupave këmbësore amerikane në mbështetje të një patrullimi të pavarur në veri të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë.

May be an image of 1 person, helicopter and text
May be an image of 2 people

KFOR tha se kjo lloj stërvitjeje është “thelbësore për ruajtjen e gatishmërisë dhe bashkëveprimit ndërmjet njësive, si dhe për të mbajtur efektshmërinë e nevojshme në veprimet e KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

May be an image of 1 person, helicopter and text

KFOR-i punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.