Emocionohet Distria Krasniqi, merr një dhuratë speciale nga Federata Evropiane e xhudos (VIDEO)

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses në karrieren e saj të pasur.
Krasniqi dje u shpall nënkapione botërore, duke fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili po mbahet në Hungari, shkruan IndeksOnline.
Pasi iu dorëzua medalja, Distria morri edhe një dhuratë speciale nga Federata Evropiane e Xhudos.
Ajo u befasua me një fotografi kur fitoi Medaljen e Artë në Kampionatin Botëror të vitit 2014 në Sofia.
Krasniqi u emocionua nga kjo dhuratë speciale, pasi medaljen e artë e fitoi në moshë shumë të re, kur ishte vetëm 17 vjeçare./IndeksOnline/