75 Mall Live Search
15:59 / E Diele, 15 Qershor 2025 / Burim

Bien sirenat e alarmit në Jerusalem dhe Tel Aviv/ Izraeli: Irani ka nisur sulm të ri me raketa

Sirenat e sulmeve ajrore bien në Jerusalem dhe Tel Aviv, ndërsa ushtria izraelite raporton se raketat e nisura nga Irani po shkojnë drejt këtyre qyteteve.

Mediat shtetërore të Iranit thonë se raketat balistike janë lëshuar drejt Izraelit.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se një shpërthim është dëgjuar në Tel Aviv.

Kjo është hera e parë që Irani ka qëlluar raketa gjatë ditës.

IDF tha: “Pak kohë më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. DSistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin. Me marrjen e një alarmi, publiku udhëzohet të hyjë në një hapësirë ​​të mbrojtur dhe të qëndrojë atje deri në njoftim të mëtejshëm.”