Pas Sanes, Galatasaray dëshiron të përforcohet edhe me ish-bashkëlojtarin e tij

Galatasaray nuk po ka ndërmend të ndalet këtë afat kalimtar.
Pas transferimit të Leroy Sanes nga Bayerni, ata kanë hedhur sytë te një tjetër yll ku po kërkojnë ish-bashkëlojtarin e tij te Manchester City dhe Gjermania, Ilkay Gundogan.
Ndonëse ende nuk ka diçka konkrete mes të dy palëve pasi që ky i fundit gjendet në SHBA, ku pritet të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve me Cityn.

Emri i Gundoganit është lidhur shpeshherë me gjigantin turk, të cilët e shohin atë si një emër që do të udhëheq skuadrën në suksese të reja, si në Turqi apo edhe në Evropë.
Ai këtë sezon bëri 50 paraqitje me Cityn, duke shënuar 3 gola dhe 7 asistime./IndeksOnline/