75 Mall Live Search
22:15 / E Diele, 15 Qershor 2025 / AR

Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

Shqiptarët që jetojnë në Serbi po vazhdojnë të pasivizohen nga adresat e tyre të banimit.

Kësaj radhe, shteti i Serbisë e ka nisur pasivizimin ne masë të madhe edhe në komunën e Preshevës.

E para e Preshevës, Ardita Sinani thotë se cak njëherë ishte malësia, por tash po pasivizohen edhe banorët e qytetit.

Madje, Sinani thotë se po i largohen adresat edhe atyre që jetojnë në Preshevë.

Ajo vlerëson se ndërkombëtarët po e ledhatojnë shumë shtetin serb.

Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi thotë se ky trend ka filluar në Preshevë pasi mori përmasa të mëdha në Bujanoc e Medvegjë, shkruan Teve1.

Rexhepi thotë se këtë çështje ka vazhduar të raportoj te faktori ndërkombëtar.

Serbia në mënyrë të vazhdueshme ka bërë pasivizimin e adresave te shqiptarëve.