5 armë të sekuestruara e 189 urdhëresa gjyqi brenda një jave në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka ekzekutuar 189 urdhëresa gjyqësore gjatë javës së kaluar, prej tyre 29 për vepra penale.
”Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 189 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 29 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se janë sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion, ndërsa në trafik janë shqiptuar 3459 gjoba, përfshirë 630 nga veturat inteligjente dhe me radar mobil.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë./Indeksonline/