75 Mall Live Search
13:34 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / mp

14 raste të vjedhjeve janë raportuar javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar janë raportuar 14 raste të vjedhjeve.

“12 raste në Ferizaj, 2 raste në Shtime.”

Po ashtu janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, 1 nq Ferizaj, 1 në Kaçanik e 1 në Shtime.

Policia ka arrestuar 31 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në këto mënyra: -Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë- Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.”