75 Mall Live Search
22:19 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / Burim

Irani ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Izraelit

Irani ka nisur një valë të re sulmesh kundër Izraelit, sipas disa mediave iraniane, përfshirë median shtetërore Press TV.

Sulmet përfshijnë dronë dhe raketa, të cilat po shkojnë drejt qyteteve izraelite të Haifës dhe Tel Avivit, sipas Mehr News, një agjenci gjysmëzyrtare iraniane lajmesh, raporton CNN.