Malisheva mëson kundërshtarin e parë në Conference League

FC Malisheva ka mësuar emrin e ekipit të parë kundërshtar në garën kualifikuese të Conference League.
Nga shorti i hedhur, malishevasit do të ballafaqohen me ekipin nga Islanda, Vikingur Reykjavik.
Me kundërshtarin islandez, FC Malisheva do të luajë dy herë, një herë në shtëpi e një herë në udhëtim, për të siguruar kalimin në fazën tutje, shkruan IndeksOnline.
Kjo është hera e dytë që Malisheva merr pjesë në këtë kompeticion, që sivjet starton më 10 korrik./IndeksOnline/