Sonte nis dezinsektimi hapësinor në Prishtinë

Komuna e Prishtinës do të nis sot dezinsektimin e hapësirave të kryeqytetit.
Sipas njoftimit nga Komuna, procesi do të nis në orën 20:00.
Ky proces do të përfshijë zhdukjen e insekteve si mizat dhe mushkonjat që mund të bartin sëmundje ngjitëse, duke mbuluar rreth shtatë mijë hektarë në kryeqytet dhe zonat përreth.
Procesi zgjat në gjashtë faza, secila fazë është nga gjashtë ditë dhe janë të përfshira rreth shtatë mijë hektarë në kryeqytet dhe fshatrat përreth, ku bëhet dezinsektimi hapësinor.
Më poshtë mund të shihni oraret e caktuara për procesin e dezinsektimit.