75 Mall Live Search
13:45 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / H F

Flasin nga QKUK/ Kjo është gjendja e gruas që u godit sot nga një veturë në Prishtinë

Një grua pak më parë është goditur nga një makinë në Prishtinë, më konkretisht në lagjen Dardania.

E njëjta po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Detaje për IndeksOnline ka dhënë Naser Syla, nga Emergjenca e QKUK-së.

“Është duke u trajtuar këtu në Emergjencë, aktualisht po i kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e saj është stabile”, ka thënë shkurt Syla për IndeksOnline.

Nga ana tjetër, për detajet e aksidentit po merren organet e hetuesisë./IndeksOnline/