75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Z S

Kurti takoi ambasadorët e Finlandës, Suedisë, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut, flasin për formimin e institucioneve

Me ftesë të ambasadorit të Finlandës në Kosovë, Kryeministri në detyrë i Albin Kurti, pati sot një drekë pune të përbashkët me Ambasadorin e Finlandës,Suedisë, Holandës, Belgjikës, dhe Shefin e Misionit në Ambasadën e Luksemburgut.

Në këtë takim u diskua lidhur me zhvillimet në vend dhe formimin e institucioneve.

”Diskutuan bashkë rreth zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë, dhe tema tjera me interes në kuadër të komunikimeve dhe shkëmbimeve të rregullta ndërmjet Qeverisë dhe shteteve partnere” thuhet në njoftim.

Kurti shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira dhe për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre shteteve ndaj Kosovës, sidomos në proceset integruese në Bashkimim Evropian dhe NATO./Indeksonline/