75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Z S

Inagurohet një pjesë e biblotekës në Hungari, do të bartë emrin e ish-presidentit Rugova

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Hungari.

Nga atje Osmani ka bërë të ditur se ka qenë e pranishme në inagurimin e një bibloteke në Budapestë një pjesë e së cilës nga sot do të bartë emrin e ish-presidentit historik të Kosovës, Dr: Ibrahim Rugova.

‘’Trashëgimia e Atit themeltar të Republikës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe në idealin e lirisë. Prandaj, sot në Budapest, bashkë me miq të Presidentit Rugova e miq të rinj të Kosovës, inauguruam një pjesë të bibliotekës “Ervin Szabó” me emrin e Presidentit historik’’, ka shkruar Osmani.

Sipas Osmanit kjo si shenjë e përhershme kujtese për vizionin e arkitektit të pavarësisë, i cili me përkushtim i udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë./Indeksonline/