75 Mall Live Search
23:42 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Gj. Sh

Familja Buss shet aksionet e Lakersave pas 46 viteve

Familja Buss ka vendosur të shes shumicën e aksioneve të së Los Angeles Lakers.

Sipas asaj që raporton “ESPN”, familja Buss po negocion shitjen e aksioneve te Mark Walter, CEO i kompanisë së diversifikuar holding TWG Global, shkruan IndeksOnline.

Walter ka qenë aksionar te Lakers që nga viti 2021, kur ai mori gjithashtu të drejtën e parablerjes së aksioneve kryesore të ekipit.

Lakers kanë qenë në pronësi të familjes Buss që nga viti 1979, kur Jerry Buss bleu ekskluzivitetin nga Jack Kent Cooke në një transaksion prej 67.5 milionë dollarësh që përfshinte edhe Los Angeles Kings dhe Los Angeles Forum.

Lakers kaluan te fëmijët e Buss kur ai vdiq në vitin 2013, dhe vajza e tij Jeanie ka shërbyer si guvernatore e Lakers që atëherë.

Sipas “ESPN”, Jeanie Buss do të vazhdojë të shërbejë në rolin e saj si guvernatore e Lakers./IndeksOnline/